Nën shoqërinë e Florentino Perez, presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ishte një prej nxitësve kryesor të projektit të Superligës Europiane.

Agnelli dhe Perez kishin arritur të bashkonin 12 nga klubet më të famshëm në Evropë dhe kishin përgatitur argumentet e tij për krijimin e këtij kompeticioni. Por revolta e tifozëve, adhuruesve të futbollit, lojtarëve edhe e ndonjë trajneri ishte shumë e fortë.

Rezultati, klubet angleze të përfshira në kompeticion, të kapura nga fyti, zgjodhën të hiqnin dorë. Dhe me gjysmën e pjesëmarrësve të larguar, u duk e vështirë që projekti të vazhdonte, edhe pse shpresonte ende natën e kaluar. Së fundmi, Agnelli është pyetur nga Reuters për mundësinë e vazhdimit të projektit të Superligës, ku u përgjigj: “Të jem i sinqertë, jo. Ky projekt nuk do të vazhdojë më”.