Sonte në Click Plus ku e ftuar ishte kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi u pyet nëse do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Arifi tha se për këtë gjë do të vendosin strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Partia (BDI) ka politikat e veta të matjeve analizave që duhet t’i bëjë. Ajo vendos për sa i përket kandidatit. Partia i bën matjet e veta. Ne gjithmonë kur dalim në zgjedhje kryesisht me këto matje dalim. Nëse partia vlerëson se kandidati më i mirë për Tetovën jam unë, atëherë do të jem unë, nëse vlerësimi do të jetë ndryshe atëherë do të jetë ndryshe”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.