Prej disa kohësh në ekranin e Top Channel ka nisur transmetimin emisioni “Për’puthen 40+”. Protagonistët e këtij reality show kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve, e komentohen herë pas here në mediat online.

Një nga personazhet që flet pa komplekse është 64-vjeçarja nga qyteti i Fierit, Luljeta Nallbani. Kjo e fundit është e gatshme që të flirtojë dhe të shijojë çdo takim.

Së fundmi, konkurrentja ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku nuk ngurroi që të fliste për dëshirat e saj seksuale.

E pyetur nëse do ta gjejë dashurinë në Për’puthen, ajo shprehet: “S’besoj, u trembën nga hyrja e re, Landi, ky që bëri kërkesën për mua, taksisti dhe ndoshta u trembën për atë. E refuzova sepse nuk kishte as gjatësi ishte shumë i shkurtër, sa kofsha ime… Do i thosha: ‘Ti sa kofsha ime çfarë kërkon, që të bëjë edhe seks me mua, ai duhej të rrotullohej shumë…”.