Nga 3008 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri 148 raste rezultuan pozitv me Covid-19, 48 më shumë se 24 orë më parë, ndërsa 6 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

 

Për herë të parë, mes viktimave nuk ka asnjë qytetar nga Tirana që regjistron në 24 orët e fundit 44 raste të reja, shkruan Ora News. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh. 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 56 – 72 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë.