Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 234 raste të reja me koronavirus nga 2 862 testime të kryera.

Në përditësimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu se si pasojë e virusit humbën jetën edhe pesë qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.