Kemi parë shumë raste kur një qen apo mace ka ndërpre një ndeshje futbolli. Por ajo që i ndodhi skuadrës amerikane, FC Toronto është ndryshe!

Një aligator gjigant ndërpreu stërvitjen e klubit amerikan, pak para ndeshjes në CONCACAF Champions League kundër Kruz Azul. Disa lojtarë u tmerruan, kurse të tjerët e shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi nga larg. Aligatori u largua, kurse klubi i FC Torontos vazhdoi stërvitjet./Indeksonline/