Mbrëmë TV Report ka publikuar sondazhin e gjashtë me radhë të studios së njohur tashmë italiane Piepoli për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Çfarë tregoi ky sondazh i studios Piepoli që prej shumë kohësh po jep rezultatet më të përafërta të zgjedhjeve kudo që ato mbahen dhe a është i besueshëm?
Deri më sot kjo studio ia ka qëlluar gjithmonë rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri me një marzh gabimi shumë të vogël.
Përkundrazi, sondazhi që bëri Baton Haxhiu me ekipin e tij në ditën e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ishte më shumë se 3% marzhi i gabimit në radhitjen e subjekteve politike kështu
Batoni wdhe këtë radhë nuk ia qëlloi.
Gabimet në vlerësimin e përgjithshëm për mbështetjen që kanë secili subjekt janë njerëzore nëpër sondazhe, por shqiptarët si zakonisht porosisin enkas institute sondazhi për t’i radhitur ato të parat për beueshmërinë e publikut ndaj tyre si subjekte politike.

Çfarë del nga ky sondazh i studios Piepoli që nëse e marrim për të saktë, shohim se shqiptarët në mungesë të një alternative tjetër të besueshme dhe serioze kanë vendosur të bashkëjetojnë edhe për katër vjet me ‘shiun’ e Edi Ramës dhe jo me ‘breshërin’ e Lulzim Bashës?
Radhitja është kjo:
PS = 69/73 mandate
PD= 56/58 mandate
LSI=8/10 mandate
PSD=0/1 mandate
Nisma Thurje=0/2 mandate
Lëvizja për Ndryshim=0/2

Subjektete tjera politike sipas këtij sondazhi mbeten jashtë parlamentit shqiptar.
Atëherë thirrja e disa zërave që vijnë nga jashtë Shqipërisë se pas Kosovës vala e ndryshimeve do të kaplojë edhe Shqipërinë duke parë këtë sondazh, ato thirrje ngelin në kuadrin e euforisë dhe dëshirave të tyre për të parë ato ndryshime.

Realiteti politik në Shqipëri në krahasim me Kosovën e Maqedoninë ndryshon shumë dhe nuk janë njëllojë pesha e forcave politike që përfaqësojnë ato në të trija vendet.

Shqiptarët jashtë Shqipërisë mos të ushqejnë iluzionin se ndodhi ndryshimi në Kosovë domosdo do të ndodh në Shqipëri dhe Maqedoni, sepse rrethanat politike ndryshojnë nga vendi në vend.
Për shembull shumë shqiptarët të Maqedonisë e lidhnin kauzën e VV baraz me atë të ASH-AAA, por në zgjedhjet e kaluara ndryshimi nuk ndodhi megjithë përpjekjet për t’u dukur ata si VV (duke u fotografuar me Albinin e VV si parti motra megjithse janë të djathta), ato u plasuan në bllokun shqiptar si koalicion në vendin e dytë menjëherë pas DUI-t.
Subjektet tona nuk i kemi parë në protesta të fuqishme antiqeveritare si VV në Kosovë, por këta opozitarët tanë shqiptarë duan përmes ‘selfieve’ të duken si Albini rebelë nga njëra anë dhe nga ana tjetër shkojnë dhe e miratojnë një kushtetutë që i sanksionon rëndë shqiptarët si bashkësi e 20%!
Ndaj, ndryshimi nuk vjen me këto qëndrime në Maqedoni me subjekte që lozin me dy porta, ku patriotizmin e shfaqin me ‘selfie’ dhe nga ana tjetër presin që golin kundër Zajkos t’ua bëj Albini nga Prishtina.

Ndryshimet në të gjitha trojet shiptare janë të nevojshme por në mungesë të alternativave serioze dhe mbështetjes popullore nuk duket gjë në horizont të paktën për shqiptarët e Maqedonisë që po ushqehen me iluzionin e opozitës shqiptare se ne do ta sjellim ndryshimin si në Kosovë. Medai Shaholli