Ish-futbollisti dhe president i Federatës Polake të futbollit, Boniek, ka reaguar fuqishëm kundër krijimit të Superligës Evropiane duke thënë se ajo do të shkaktojë dëm të pariparueshëm në futbollin botëror.

“Le ta pranojmë, Lufta e Tretë Botërore është ka nisur, këtë herë në futboll. Nuk dihet se sa rëndë do të dëmtohet dikush. Bomba atomike tashmë ka shpërthyer. Besimi i autoriteteve të futbollit është dëmtuar seriozisht dhe do të dëmtohet deri në atë pikë sa do të jetë e vështirë për të rindërtuar një atmosferë të mirë “, ka thënë ai.

Lidhur me takimin e UEFA-së, Boniek deklaroi:

“Unë do të doja të theksoja edhe një herë se nuk janë marrë vendime, sepse gjithçka duhet të shqyrtohet nga një perspektivë ligjore”.