Zviceranët kanë votuar pro ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës në vendet publike.

Një referendum i organizuar gjatë ditës së sotme në shtetin zviceran rreth ndalimit të mbulimit të fytyrës nga gratë myslimanëve ka marrë votat e 51 për qind të votuesve, shkruan Daily Mail.

Ky medium thotë se myslimanët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, ose rreth 390 mijë njerëz, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.

Rezultati i referendumit do të thotë që Zvicra do të ndjekë Francën, e cila ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik në vitin 2011.

Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë.