Partneri i koalicionit, Zoran Zaev në lidhje me zhvillimet e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim ka deklaruar se i mbështet procedurat të cilat po realizohen atje, që nëpërmjet debatit të zgjidhen dilemat.

Ka njoftuar, se nëpërmjet koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, ka marrë informacionin se grupi parlamentar i BDI-së është kompletuar.

“Grupi parlamentar i BDI-së është komplete, dhe tashmë sëhtë caktuar seanca, sot ose nesër. Ka dallime, ka te ne, siç kishte edhe te BDI. Por ato duhet të tejkalohen”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai pret që seancat të vazhdojnë në Kuvend, ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë ndryshime në radhët e ministrave të BDI-së.