Eftimio Eftimiu, dënohet me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kuundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.

Ish komandoja e forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e nddodhur më 9 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, i cili kërkoi dënimin me burg përjrtë, për Eftimiun.

Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen