VMRO-DPMNE-ja beson se mosvendosja në rend dite e interpelancave për ministrat Lupço Nikollovski dhe Bojan Mariçiq në Kuvend është përpjekje e pushtetit për të shpëtuar nga përgjegjësia. Sipas partisë opozitare, në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe në përbërjen e kaluar parlamentare. Zëdhënësi Naum Stoillkovski thotë se edhe ministra të tjerë si ai i Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit duhet t’u nënshtrohen interpelancave.

– Advertisment –

“Interpelancat për ministrin për korrupsion Lupçe Nikollovski dhe ministrin për padrejtësi Bojan Mariçiq janë dorëzuar më 1 shkurt, para saktësisht një viti dhe akoma nuk janë vendosur në rend dite në seancë plenare. Dyshojmë se ekziston mundësia për lojëra me interpelancat e dorëzuara. Njësoj ndodhi edhe me përbërjen e mëhershme parlamentare kur u dorëzuan tetë interpelanca kurse në rend dite u vendosën vetëm dy. Është e qartë se thelbi i këtij veprimi është se pushteti mbahet për një fije peri në Kuvend sepse nuk ka ministër për të cilin nuk duhet të dorëzohet interpelancë”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.