VMRO-DPMNE-ja propozoi zyrtarisht shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Nisma e kombinuar e deputetëve të partisë me mbi 100 mijë nënshkrime nga ana e qytetarëve u lëshua në procedurë parlamentare.

– Advertisment –

 

“Këtij vullneti të dikujt duhet t’ia pengojmë rrugën dhe të mos lejojnë regjistrim kriminel dhe të dhunshëm. Ky kaos që na ndodh në lidhje me regjistrimin e paralajmëruam dhe e parashikuam që nga fillimi”, tha Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE .

Për LSDM-në, procesi i filluar i regjistrimit zhvillohet sipas standardeve evropiane.

“LSDM-ja nuk t’ua ktheje me të njëjtën monedhë dhe nuk do të mbledhë 300 mijë nënshkrime me të cilat qytetarët do të tregojnë se duan regjistrim sepse duan të ardhme”, pohoi Sllavjanka Petrovska, LSDM.   

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përsërit qëndrimin se problemet me regjistrimin i shkakton dispozita kushtetuese për përcaktimin e shqipes si gjuhë e 20%-shit. Megjithatë, subjekti opozitar shqiptar kishte mbështetur ligjin e regjistrimit.

“Për fat të keq regjistrimi është politizuar. Dhe për aq kohë sa është i politizuar i ka edhe këto probleme. Gjithmonë do të ketë probleme të këtilla deri sa nuk korrigjohet neni i Kushtetutës ku gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20%-shit”, theksoi Halil Snopçe, koalicioni ASH-AAA .  

VMRO-DPMNE-ja thekson se nuk është kundër regjistrimit, por ai të mos zhvillohet mbi bazën e normave aktuale ligjore.

Fatlume Dervishi