Një person është vrarë ditën e sotme në Vlorë, pranë rrugës Transballkanike.

Viktima është identifikuar si Taulant Gjika, 31 vjeç i cili është vrarë duke u qëlluar katër herë me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje.

Mësohet se një person ka zbritur nga një makinë me xhama të zi. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia.