Në planet kombëtare të rimëkëmbjes, shtetet anëtare duhet të sigurojnë që investimet, edhe ato në sektorin e telekomunikacionit, të zbatohen në përputhje me të gjitha rregullat e zbatueshme, përfshirë ato për ndihmën shtetërore dhe prokurimin publik, pavarësisht nga përfituesi përfundimtar i masës, qoftë kjo në pronësi publike ose private, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager.

“Brukseli inkurajon Shtetet Anëtare të përfshijnë investime dhe reforma në planet e tyre të rimëkëmbjes që synojnë, ndër të tjera, vendosjen e shpejtë të rrjeteve me kapacitet shumë të lartë, duke përfshirë fibrat dhe rrjetet 5G, duke ruajtur funksionimin e tregut të vetëm dhe duke siguruar një konkurrencë efikase”, theksoi Vestager.

Ajo kujtoi se KE është e gatshme të ndihmojë vendet anëtare në hartimin e planeve të tyre të ndihmës shtetërore në përputhje me rregullat e BE-së.