Një grup prej gati 300 vajzash që u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veri-perëndimore javën e kaluar janë liruar. Sipas BBC, lajmi është konfirmuar nga Guvernatori i shtetit Bello Matawalle, i cili ndër të tjera ka thënë se vajzat janë të sigurta.

Më gëzon zemrën për të njoftuar lirimin e studentëve të rrëmbyer … nga robëria. Unë urdhëroj të gjithë nigerianët me qëllime të mira të gëzohen me ne pasi vajzat tona janë tani të sigurta,”– shkroi Guvernatori Bello Mataëalle në Twitter.

 

Dhjetëra vajza u çuan në ndërtesën qeveritare në Zamfara pasi u liruan, nga personat që i kishin rrëmbyer. Rrëmbime të tilla kryhen për shpërblim dhe janë të zakonshme në veri të vendit.