Instagram do të zgjerojë transmetimet Live për të akomoduar më shumë se persona në një transmetim të vetëm. Platforma lançoi Live Rooms, ku deri në katër persona mund të dalin live së bashku.

Instagram thotë se shpreson të hapë më shumë mundësi për përdoruesit duke hostuar biseda, tutoriale apo shfaqje.

Opsioni i ri është i disponueshëm nga data 1 Mars dhe duhet të mbërrijë të gjithë përdoruesit brenda javës.

Gjatë pandemisë përdoruesit e kanë përdorur Instagram Live më shumë se kurrë më parë. Vitin e kaluar platforma i ka bërë transmetimet live të shikueshme nga kompjuteri ndërsa përdoruesit mund ti ruanin ato në IGTV për ti bërë të disponueshëm për më shumë se 24 orë.

Në Tetor e dërgoi kohëzgjatjen maksimale deri në 4 orë të një transmetimi live nga 1 orë që ka qenë më parë. Duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve një transmetim live Instagram po ju jep një mundësi krijuesve të arrijnë audienca më të gjerë.