Janë zbardhur detaje të reja nga djegia e 3 banesave në Berat gjatë mbrëmjes së kaluar.

Burimet bëjnë me dije se deri tani, është nxjerrë një trup i pajetë në njërën nga banesat.

Dyshohet se në banesë gjenden dhe dy trupa të tjera.

Burimet për albeu.com deklarojnë se dyshohet se viktimat janë babë e bir dhe një shok i djalit.

Raportohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali i tij përdorues alkooli.

Ndërkohë trupi që është nxjerrë i pajetë nuk dihet ende se kujt i përket.

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.

Dëshmitë:

I vëllai: Në orën 1 pa 10. Këtu e gjetëm në flakë, thuhet se kanë vdekur 3 veta, Mateo, Jovani dhe një shoku Mateos, s;di stë them, si di rrethanat.

Ata kishin një rezistencë që gatuanin mos ndoshta dhe nga ajo.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tha për gazetarët se:

Na morën në 12 të natës e ka rënë zjarr te Xhovani, nuk e besuam, morëm zjarrëfikësen dhe i pyetëm a është e vërtetë. na thanë, që po, thonë që janë tre veta brenda.