Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit punojnë të përkushtuar në përforcimin e ekipit që në periudhën e ardhshme duhet t’i përgatisë programet mësimore të reja për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, në pajtim me planin mësimor në Konceptin e miratuar më herët për arsimin fillor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e njofton të gjithë publikun profesional se Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka shpallur një konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët, së bashku me këshilltarët në Byronë, do t’i përgatisin programet mësimore të reja në pajtim me Konceptin për Arsimin Fillor.

Ftohen të gjithë mësimdhënësit dhe personat profesional që i plotësojnë kushtet në pajtim me konkursin që referohet në përpunimin e programeve mësimore nga klasa e parë në të pestën, të paraqiten dhe ta japin kontributin e tyre për zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor në vendin tonë.

Konkursin mund ta gjeni në linkun: https://www.bro.gov.mk/wp-content/uploads/2021/03.pdf

Ministria e Arsimit dhe Shkencës