Edhe pse zyra për lidhje kurore në Tetovë ka punuar pa ndërprerë, pandemia ka ndikuar në uljen e numrit të kurorëzimit. Në 2020 janë regjistruar rreth 500 kurorëzimi më pak në krahasim me dy vitet më parë.

– Advertisment –

Njësia jonë ka punuar dhe po punon pa ndonjë ndërprerje, por, evidente është se është reduktuar dukshëm interesimi i banorëve për lidhje kurore. Madje ka pasur edhe tërheqje të prenotimit për kurorë nga çiftet e reja – njoftojnë Drejtoria e librave amzë në Tetovë.

Pos pandemisë, sociologët e shohin edhe gjendjen ekonomike si faktor që ndikon tek të rinjtë që të lidhin kurorë.

Faktori i parë padyshim që është ekonomik sepse gjatë kësaj periudhe të shkurtimit të vende të punës, mbyllja për një kohë të gjatë edhe pse rimbursimi u bë por ishte minimalit krahasur me nevojat por edhe fakti që dasmat, ceremonitë e mëdha, mbledhja e më shumë njerëzve janë të ndaluara e që padyshim që pjesa e ceremonive është shumë e rëndësishme tek kjo pjesë kanë bërë bashkë që të ketë ulje të numrit të lidhjeve martesore – tha Fatjona Geci, Sociologe.

Por pronarët e restoranteve kanë një tjetër shpjegim për uljen e numrit të kurorëzimeve.

Ne në përgjithësi si popull martesat i kemi qejf dhe kurorëzimet këto i respektojmë dhe tash pritet vala e re tjetër e sezonit mezi pritet dhe numri i dasmave është rrit shumë shkaku i sezonit të kaluar dhe do rritet numri i martesave shumë – deklaroi Qëndrim Zeneli, pronar restoranti.

Nëse në vitin 2018 në Tetovë ka pasur 1985 lidhje kurorash dhe në vitin në 2019 2043 lidhje, në vitin e pandemisë ky numër është ulur në 1634 lidhje kurore.

KURORËZIMET NË TETOVË

2018 – 1985 lidhje kurorash
2019 – 2043 lidhje kurorash
2020 – 1634 lidhje kurorash

Në nivel të shtetit, numri i kurorave në vitin 2020 është 11 mijë e 59.

Bashkim Sulejmani