Një tërmet me magnitudë 3.1 shkallësh, ka goditur Bosnje dhe Hercegovinën mëngjesin e sotëm.
Sipas raporteve, epiqendra ishte në zonën e njohur Bosanki Grahovo, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq mediat kroate gjithashtu raportuan se tërmeti u ndje edhe në Dalmaci.
“Ne u zgjuam nga një tërmet mjaft i fortë”, është një nga komentet në twitter.
“Muret dhe dollapët u lëkundën dhe vazhdoi lëkundje e lehtë për disa sekonda. Nuk u ndjem aspak rehat”, janë vetëm disa nga komentet në mediat sociale.