Pushimet e pranverës janë një nga momentet më të pritura nga studentët amerikanë, të cilët gjatë kësaj periudhe dynden në plazhet e Floridës. Por këtë herë, kur bota është pushtuar nga pandemia, situata është krejtësisht ndryshe. Megjithatë, mijëra të rinj nuk u janë bindur thirrjeve të autoriteteve dhe kanë mbushur plazhet të premten.

– Advertisment –
Në këtë situatë të krijuar, autoritetet kanë marrë vendimin të mos lejojnë asnjë të ri nën 23 vjeç të futet në Florida nga shtetet e tjera, si një masë për të kufizuar sa të munden numrin e personave në plazhe.

Megjithatë, grupet e mëdha me studentë ishin të shumta të premten. Ata mbushën plazhet, baret dhe restorantet në Florida. Disa qytete synojnë të vendosin kufizime të mëtejshme pasi i frikësohen një goditje të rëndë nga koronavirusi, siç ndodhi vitin e kaluar kur Covid-19 sapo kishte mbërritur në SHBA.

Shifrat e ditëve të fundit kanë qenë inkurajuese për Shtetet e Bashkuara, një prej vendeve më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital ka rënë ndjeshëm.