Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se MPB-ja ka marrë informacione nga Interpoli se në profile në rrjetin social “Tik Tok” në Rusi dhe Izrael janë vërejtur thirrje për vetë lëndim të adoleshentëve dhe apeloi për shfrytëzim të kujdesshëm të rrjeteve sociale.

“Apeloj për shfrytëzim të kujdesshëm të rrjeteve sociale. MPB-ja nga ana e Interpolit mori informacion se në profilet e rrjetit social ‘Tik Tok’në Rusi dhe Izrael janë vërejtur thirrje për vetë lëndim të adoleshentëve. Apeloj tek qytetarët, posaçërisht tek prindërit që t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale”, theksoi Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme shton se sipas njohurive të deritanishme, thirrjet e tilla nuk janë nga profilet në territorin tonë, as nga vendet fqinje, por, siç vuri në dukje ai, bën thirrje për vigjilencë dhe mbikëqyrje për të shmangur ndonjë ngjarje të pafavorshme.