Telekomi i Maqedonisë i hap dyert për studentët që kanë ambicie dhe dëshirë për rritje dhe zhvillim personal në fushën e transformimit dixhital.

Programi Smart Start është një sfidë dhe mundësi për studentët më të mirë për të filluar zhvillimin e tyre profesional dhe përvojën praktike me teknologjitë më të fundit nën udhëheqjen e profesionistëve të lartë nga Telekomi i Maqedonisë .

Programi dedikohet për studentët e vitit të dytë deri në fund të studimeve të tyre deridiplomike, si dhe për pasuniversitarët nga fakultete paraprakisht të zgjedhura teknike, IT dhe ekonomike nga vendi. Studentët e rinj do të kenë mundësinë t’i plotësojnë njohuritë e tyre akademike me përvojë praktike në fushat e ekonomisë, marketingut, biznesit elektronik, analitikës së të dhënave, menaxhimit me produkte dhe fusha të tjera të biznesit.

Të interesuarit mund të aplikojnë për një ose më shumë nga 11 projektet e ofruara, mes të cilëve: Realiteti i argumentuar dhe virtual, optimizimi i zgjidhjeve për qytet inteligjent, Telekom IT lab… Aplikimi fillon më 8 Mars përmes aplikacionit onlajn në ueb-faqen e Telekomi i Maqedonisë , kurse kandidatët e zgjedhur do të dihen në fillim të muajit të ardhshëm.

Krijimi, por edhe mbajtja e kuadrit cilësor për vite me radhë është një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Telekomi i Maqedonisë përmes iniciativës Smart Start do t’u japë shans të rinjve për të filluar zhvillimin e tyre profesional përmes punës praktike në kompani që është lider në industrinë e saj dhe ku rritja dhe zhvillimi i punonjësve në epokën e re dixhitale ka vend prioritar.

Kyçuni në sfidën Smart Start dhe fitoni mundësinë për të përdorur platforma të larta për mësim dhe zhvillim dhe të jeni pjesë e procesit të dixhitalizimit.

Më shumë informacione në: www.telekom.mk ose përmes kyçjes në grupin e Facebook.

Makedonski Telekom
[email protected]