Kreu i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi sot se sa i përket ligjit për shtetësi, tha se LSDM-ja nuk është e interesuar për miratimin e këtij ligji dhe çështja e tre dëshmitarëve është vetëm alibi. Ndërkohë që sipas pas këtyre amendamenteve dhe mos mbështetjes së ligjit qëndron “frika” e rritjes së numrit të shqiptarëve.

“Poqë se LSDM-ja dhe VMRO-ja do të ishin të sinqertë do të propozonin nga një amendament dhe te Neni për tre dëshmitarët do të propozonin një zgjidhje tjetër dhe ne do ta pranonim. Kaq është kjo punë. LSDM-ja nuk e ka pranuar tërësisht, VMRO-ja propozon qindra-mijëra amendamente, për të bllokuar këtë ligj. Është vullnet i qartë politikë për bllokim të ligjit, propozim ligjit tonë. Të mos zgjidhjes së problemit të shtetësisë, për shkak se mendojnë që rritet numri i shqiptarëve. Hajde ta themi troç gabim është kjo qasje, nuk kemi të bëjmë me këtë punë”, tha Gashi.