Ju drejtohem në cilësinë e anëtarit të Shtabit Qendror pranë Aleancës për Shqiptarët lidhur me çështjen e Regjistrimit.

Shtabi Qendror i ASH-së po e ndjek me shumë vëmendje procesin e regjistrimit të diasporës dhe jemi të angazhuar maksimalisht për të ndihmuar këtë proces shumë të rëndësishëm.
Jemi dëshmitarë se gati çdo ditë paraqitet nga një ose më shumë anomali dhe pengesa për të cilat njoftohemi drejt për së drejti nga diaspora.
Mangësitë janë të shumta dhe Enti i Statistikës ende nuk ka dalë me sqarime se kur mund të presim zgjidhje të anomalive, ndërkohë që regjistrimi është duke vijuar.
Shqetësues është fakti që kohëzgjatja e regjistrimit është një proces shumë i komplikuar dhe problemet e sistemit ndikojnë në demotivimin e qytetarëve tanë për tu regjistruar.
P.sh. Si problem paraqitet adresa elektronike sepse aplikuesi duhet të pres nga 5 deri 10 orë për të marrë kodin e veçantë por ndodh që edhe fare mos e marrë, e kjo është arsyeja që shumë qytetarë tanë pas 3 ose 4 tentimeve heqin dorë nga regjistrimi.

Gjithashtu, ka edhe raste kur përkatësia etnike dhe fetare përzihen.
P.sh. Tek grafa e përkatësisë etnike është futur edhe opsioni,,maqedon-musliman” pyetja jonë publike është : A është kjo përkatësi etnike ose fetare?

Edhe më shqetësuese është fakti që psh: Kur zgjedhin përkatësinë etnike shqiptarë, në rast se aplikuesi kthehet një hap mbrapa për të plotësuar grafet tjera, me automatizëm u ndërrohet përkatësia etnike!

Mangësitë janë të shumta, në shumë raste bllokohet totalisht sistemi i aplikimit pa asnjë arsyetim dhe kjo gjithashtu ndikon në demotivimin e aplikantëve për tu regjistruar.
Kërkojmë nga Enti i Statistikave që urgjentisht të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të sanuar të gjitha mangësitë e sistemit,që mangësitë teknike mos jenë arsye për ndonjë dështim eventual të procesit të regjistrimit.
https://fil.email/2R5ga6wm