Përfundoi në barazim pa gola derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut mes Shkëndijës dhe Renovës. Në Gradski Stadion në Tetovë kuqezinjtë u ndalën në rrugën e tyre drejt titullit nga Xhepishti duke marrë vetëm një pikë për të dytën ndeshje radhazi. Por ky barazim pa gola i shkoi përshtat, skuadrës së Ernest Gjokës që e thelloi në 6 pikë diferencën me Shkupin e vendit të dytë që në mënyrë surprizë u mposht nga Rabotnicki me rezultatin 0-2 brenda në Çair. Një rezultat pozitiv ndërkohë në javën e 22-të të kampionatit mori Struga Trim Lum që ndali në një barazim 1-1 Vardarin falë golit të Ristevsky me penallti në minutën e 21-të.