Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Rrogozhinë.

Burimet bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 3 persona.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të plagosurit, të cilët dyshohet se janë nga Kavaja, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Të plagosurit janë identifikuar si Jurgen dhe Ervin Juba 24 dhe 28 vjeç dhe janë në spitalin e Durrës.

Ndërsa personi që u dërgua në Tiranë dhe ndodhet në gjendje me të rëndë është Klajdi Lluca 22 vjeç.

Policia ndodhet në vendnjarje. /albeu.com/