Barcelona fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Osasunës në transfertë, duke u ngjitur përkohëisht në vendin dytë, që mbahej nga Real Madrid (luan sot ndaj Artletico-s).

Golin e parë për katalanasit e shënoi Jordi Alban (30-të), ndërsa të dytin e shënoi i riu Ilax Moriba , pas asistit të Leo Messit.

Ky ishte edhe goli i parë për talentin 18 vjeçar me fanellën e Barçës, që pas përfundimit të ndeshjes u shfaq tejet i lumtur përpara kamerave.

“Duhet të mësojmë nga më të vjetrit. Messi më tha të godas topin jashtë 16 metërshit. Nuk e di se si e godita topin, por nuk do ta harroj kurrë në jetë atë gol”, përfundoi Moriba.