Reagimi i Ziadin Selës përmes Facebook:

Projektligji për nënshtetësinë i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa synon të mbrojë të drejtën themelore të Njeriut për mbrojtje sociale që u mohohet personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Asnjë ligj tjetër nuk mund të jetë më i rëndësishëm!

Bllokimi i projektligjit për nënshtetësinë përmes mijëra amandamenteve të dorëzuara në Kuvend është sulm i drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit njerëzor.

Përderisa pamundësohet kështu miratimi i këtij projektligji, koalicioni ynë do të bllokojë në të njëjtën mënyrë çdo projektligj të ri të dorëzuar në Kuvend.