Deputeti nga koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Skender Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se votëbesimi i djeshëm pa debat tregon se Qeveria nuk i beson shumicës parlamentare, transmeton Alsat. Rexhepi siguroi se deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës nuk do të bëhen pjesë e ekzekutivit.

“Dje Qeveria dëshmoi se nuk i beson shumicës dhe shmangu debatin e opozitës për punën e tyre. Për gjashtë muaj është ulur çdo standard jetësor. Qeveria nuk kishte guxim të përballet me argumentet e opozitës për të gjitha dështimet gjashtëmujore. Gjashtë muaj dëgjojmë vetëm se deputetë të opozitës do të kalojnë në shumicë. Kjo lojë duhet të përfundojë. Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës nuk janë në shitje dhe nuk janë në dispozicion për asnjë lloj matematike”, tha Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.