Mbretëria e Bashkuar ka pasur një rënie drastike të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 6500 raste të 863.000 tamponë të kryer.

Kjo vjen si pasojë e masave shtrënguese në 2 muaj e fundit që pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 242 viktima, shifra më e ulët e muajve të fundit .

Deri tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 4, 213 733 raste me covid -19 nga të cilët kanë ndërruar jetë 124,259 persona.

Në total numri i të prekurve më koronavirus në botë është 115,467,624 dhe 115,467,624 viktima. Deri tani në Britaninë e Madhe janë kryer 22 milionë doza vaksina anticovid.