Reali i Madridit do të presë në stadiumin Alfredo Di Stefano Real Sociedadin, në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht nga skuadra e Zidane për të ruajtur ritmin e Atleticos së Madridit dhe Barcelonës që në fundjavë triumfuan përballë dy kundërshtarëve shumë të fortë si Sevilla dhe Villareal.

Të dyja ekipet vinë në këtë përballje me shumë mungesa dhe dilemat më të mëdha janë për 11-shen që do të hedhë në fushë Zinedine Zidane pasi emra me peshë si Benzema, Hazard, Carvajal e Ramos nuk janë të gatshëm. Megjithatë pavarsisht dëmtimeve Reali po kalon një moment të shkëlqyer forme teksa vjen në këtë sfidë pas 5 fitoresh radhazi në të gjithë kompeticionet dhe vetëm 6 pikë larg Atleticos kryesuese.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë baskët të cilët në rast suksesi mund të afroheshin më shumë me Sevillan e vendit të 4-t, pozicioni i fundit që të kualifikon në Champions League, që është edhe objektivi i madh i Sociedad në këtë sezon.