Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës më gazetarët se Lulzim Basha është lidhur me zinxhirët e Monika Kryemadhit dhe kjo për llogari të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Duke komentuar deklaratat e djeshmë të presidentit “për marrjen e drejtimit të opozitës”, Rama tha se ajo që po ndodh është e qartë.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar ekuacionin e referendumit. Tani Ilir meta i fton shqiptarët në një referendum, ku duhet të zgjedhin, me reformën në drejtësi apo Ilir Meta. Zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë.

Përsa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojmë marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin. Pse u firmos marrëveshja ku dy parti garojnë veç e veç. Për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Saliut dhe Ilir, ose për të marrë pushtetin dhe shpërbërë drejtësinë, ose për të marrë kokën e Lulit. Nuk ka më thjeshtë se kaq. E duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problem nuk është Ilir Meta, por Basha që nuk ka këllçe dhe karakterin e një lideri që të mos fshihet kur aleati i ti i madh thotë kur unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk është lideri, thjesht menaxheri i një shoqerie aksionere të Ilir Metes dhe Sali Berishës dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën.” /albeu.com/