Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan Merovci ka dhënë një propozim se kush duhet të udhëheq institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në facebook, Merovci idenë e tij e ka quajtur ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’.

Merovci ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

Lidhur me këtë analisti, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, koalicionin në mes LDK-së dhe LVV-së e quan ide utopike. Ai thotë se sovrani foli qartë duke i faturuar LDK-së gamën e dështimeve, por që tani shkon në opozitë për tu përgatitur për një rikthim të fuqishëm sepse i duhet vendit.

“Koalicioni i LDK-së me LVV-në, ide utopike, pazar pa hanxhiun. Sovrani foli, dhe foli qartë duke i faturuar LDK-së gamën e dështimeve dhe keqqeverisjeve të vendit në këto 20 vitet e fundit kryesisht nga PDK-ja, dhe tani LDK-ja shkon në opozitë për t’u përgatitë për një ri-kthim të madh dhe të fuqishëm, ngase i duhet vendit dhe i’a ka borxh elektoratit të saj të zhgënjyer. Në politikë kurrë nuk thuhet kurrë, ngase politika nuk është shkencë ekzakte, por art i së mundshmes, fakt ky që shpesh herë provon të kundërtën e propagimit dhe pretendimit si cak dhe pse jo edhe si synim final në kapjën e efekteve në këtë fushë nga subjekte dhe politikbërës”, deklaroi Bajraj.

Raportet në mes LDK-së dhe LVV-së, Bajraj i sheh në disfavor të një koalicioni për arsye të rezultatit të dobët të LDK-së, meqë rast diskursi i LVV-së i’a kishte dalë mbanë për ta penalizuar LDK-në dhe të tjerët për shkarkim të Qeverisë në kohë pandemie.

“Megjithatë konteksti aktual i raporteve politike në mes të LDK-së dhe LVV-së, sikur fletë kapercipërisht për të kundërtën, pra në disfavor të një koalicioni eventual dhe këtë për disa arsye: Rezultati tejet i dobët i LDK-së nga zgjedhjet e jashtëzakonshme palamentare të 14 shkurtit si pasojë e mossuksesit në bashkëqeverisje me LVV-në, për çfarë LVV-ja edhe pse kishte prishë marrëveshjen e koalicionit me LDK-në dhe kishte provokuar ngritjën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, diskursi politik i kësaj Levizje në sinkron me industrinë propagandistike mediale, i’a kishte dalë mbanë për të luajtur viktimën dhe për ta penalizuar LDK-në, dhe gjithë tjerët si shkaktarë të shkarkimit të Qeverisë në kohë pandemie”, shtoi Bajraj.

Tutje shtoi se diskursi politik i LVV-së kundrejt LDK-së i ndihmoi të përfitoi duke targëtuar LDK-në dhe të tjerët si fajtor për dështimin e shtetit. Kështu duke bërë për vete edhe Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin, i cili sipas Bajraj e kishte dëmtuar qeverinë Hoti.

“Diskursi politik agresiv i LVV-së, kundrejt ish partnerit të koalicionit qeverisës (LDK), i ndihmoj asaj të përfitoj nga momentumi duke kapitalizuar mllefin dhe pakënaqësitë qytetare të akumuluara ndër vite dhe duke targëtuar LDK-në, dhe tjerët si fajtore për gjëja deshtimin e shtetit dhe paraqitjen e Levizjes për ndryshim, si shpresë e vetme për vendin, ku mese tepërmi iu goditë LDK-ja, e cila ishte në qeverisje të vendit. LVV-ja, i’a doli të përqaj dhe dëmtoj LDK-në duke bërë për vete Kryeparalementarën Vjosa Osmani dhe deputetin Hxhi Avdyli, fakt ky që dëmtoj Qeverinë Hoti në numra duke mos arritur si Qeveri e brishtë në numra, të mos i kaloj as Ligjet e thjeshta për çfarë edhe Gjykata Kushtetuese e shpalli jo-kushtetuese Qeverinë Hoti”, u shpreh ai.

Bajraj shtoi se mbas rezultateve të dobëta dhe pas dorëheqjes së lidershipit të saj, LDK-në e pret një proces i imponuar, të zgjedh kryetarin dhe për të punuar në mënyrë që LDK-ja të kthehet fuqishëm.

Për kthimin e Osmanit në LDK, Bajraj thotë se janë thirrje iluzore dhe tendencioze që kanë për qëllim inatet reciproke për të dëmtuar LDK-në.

“LDK-ja të merret me vetën dhe jo me hegjemonizmin e LVV-së dhe të z-Kurti. LDK-në e pret një proces i imponuar nga rezultati i dobët i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pas dorëheqjes së lidershipit të saj, dhe tani me 14 mars në Kuvendin e Punës së LDK-së, duhet të zgjedhë Kryetarin dhe organet e reja të cilat marrin përgjegjësinë për rezultatin katastrofal të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, dhe fillojnë një proces reflektimi dhe reformimi të partisë për të punuar fort që LDK-ja të kthehet fuqishëm në skenën politike të vendit pa të cilën nuk mund të imagjinohet. Vjosa Osmani, tani U.D e presidentit të Republikës së Kosovës dhe kandidate e LVV-së për presidente, ka nda rrugët me LDK-në, dhe një ri-kthim i saj është jo vetëm iluzor, por edhe thirrjet e atyre që kërkojnë kthimin e saj janë iluzore dhe në shumë raste tendencioze dhe kan për qellim elektrizimin e merive dhe inateve reciproke dhe për ta dëmtuar LDK-në, edhe ashtu në një udhëkryq historik dhe krucial”, theksoi Bajraj.

Më tej ka theksuar se LDK-ja edhe më 1999 i ishte nënshtruar një linçi publik nga krahu fitimtar i luftës, dhe tani LVV-ja i është nënshtruar një fushate agresive në procesin e shtetndërtimit. Por në atë kohë, LDK-ja i’a kishte dale mbanë sepse në krye të saj ishte Ibrahim Rugova. Por, edhe tani në krye të saj duhet të vijë një lider i cili i garanton rikthimin e dytë pas atij të 99-tës.

“LDK-ja sot, sikur në vitin 1999. Edhe atëherë, sikur edhe tani i ishte nënshtruar një linçi publik dhe politik nga krahu “fitimtar” i luftës, i dalë nga LPK-ja dhe tani po nga i njëjti krah por në rrethana të reja dhe nga produkt i po asaj ideologjie të ekstremit të majtë, siç është LVV-ja i është nënshtruar një fushate agresive dhe në kordinim me qarqe, media dhe investime misterioze, i është faturuar në pako keqqeverisja dhe dështimet e evidentuara në gjithë procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Atëbotë, edhe pse e dëmtuar rëndë edhe nga vrasjet politike të veprimtarëve, zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova, i’a kishte dalë mbanë që të mbijetoj për faktin se në krye të saj, ishte lideri i pakontestueshëm dhe unik, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, edhe tani, pasi që të vijë në krye të saj një lider dhe lidership i ri i cili duhet të kthej shpresën dhe besimin për një konsolidim dhe mëkëmbje e cila i garanton ri-kthimin e dytë, pas atij të 99-tës dhe për të qenë serish faktor dominant i skenës politike në vend”, shtoi Bajraj.

Sipas Bajraj, LDK-ja do të qëndroj në opozitë duke mos marrë përgjegjësi për krijimin e institucioneve, por të jetë përgjegjësi e LVV-së. Por, nëse LDK-ja do të marrë vendimin karshi procesit të formimit të institucioneve, do të jetë vendim që do të ruan dinjitetin e LDK-së, madje edhe duke abstenuar nga detyrimet që janë obligative për fituesit e zgjedhjeve.

“Institucionet, përgjegjësi e fituesit dhe ekskluzivisht i fituesit. LDK-ja, do të qëndroj në opozitë duke mos participuar në marrjen e përgjegjësisë në krijimin e institucioneve, përgjegjësi ekskluzive e LVV-së si fituese absolute e zgjedhjeve, duke mos i bërë kuorumin pushtetit në ardhje dhe një arrogance hegjemoniste të tandemit Kurti-Osmani. Me gjasë, lidershipi i ri i LDK-së, dhe KP dhe Kryesia e saj, do të marrin vendimin adekuat karshi procesit të formimit të institucioneve, vendim ky i cili do të ruan dinjitetin dhe integritetin e anëtarësisë së LDK-së, duke mos i’u nënshtruar hegjemonisë Kurtiane dhe në këtë fakt duke abstenuar nga detyrimet të cilat janë obligim i fituesit të zgjedhjeve. Në këtë qëndrim, LDK-ja, do të jetë unike dhe nuk do të ndodhë më sikur deri me tani, dhe s’fundmi me znj.Osmani, e cila e kontrabandoj vullnetin e votuesve të LDK-së në LVV”, përfundoi Bajraj.