Bizneset me forca të bashkuara luftojnë që e diela të mos jetë ditë jopune. Biznesmenët e sektorëve të ndryshëm sot prezantuan të dhëna dhe thonë se do pësojnë dëme të mëdha nëse punëtorët e tyre nuk punojnë ditën e diel. Të ardhura të zvogëluara, e me këtë edhe konkurrencë më e dobët, por ekziston edhe rreziku i uljes së produktivitetit të punëtorëve nëse pushojnë gjatë vikendeve, thonë punëdhënësit.

Është absolutisht e papranueshme zbatimi i shtesës të dielave, sepse ne tashmë japim ditë pushimi në çdo ditë të javës – tha Kristina Samarxhieva, “Euronikel Industri” Kavadar.

Biznesmenët besojnë se në ligjin e ri për marrëdhënie pune nuk duhet të përmenden aktivitetet që nuk do të mund të punojnë të dielën, me shpjegimin se është kategori e ndryshueshme, dhe përveç kësaj, thonë se sapo të miratohet një ligj, është e vështirë të ndryshojë.

Thjesht, nuk mund t’u thoni kafshëve mos të japin qumësht të dielën – deklaroi Gjorgji Petrushev- “Fabrika e qumështit” SH.A Manastir.

Një pjesë e investitorëve të huaj paralajmëruan, se në atë mënyrë vendi do të bëhej jo tërheqës, për investime të reja të biznesmenëve të huaj. Në fabrika ata thonë se punojnë me ndërrime, dhe marrin ditë pushimi.

Shumica e këtyre ndërmarrjeve punojnë nga dy ditë ndërrimi i parë, pastaj dy ditë ndërrimi i dytë, pastaj dy ditë ndërrimi i tretë – tha Viktor Mizo -“Kostal Maкedonia” Ohër.

Zgjidhja ligjore në të cilën duhet të përcaktohet se cilët sektorë do të mbyllen të dielën tani për tani është duke u hartuar. Për sindikatën, pushimi i punëtorëve të dielave është një sukses i madh, dhe përmirësim i të drejtave të punonjësve.