Procesi i Regjistrimit të popullsisë që ka nisur me 1 Mars, fillimisht në diasporë e më pas edhe në vend, po zhvillohet në suaza të normales me një rritëm të përshpejtuar.

Sipas informacioneve të fundit ka një interesim të jashtëzakonshëm për REGJISTRIMIN 2021 nga ana e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.

Informacionet e fundit flasin se mbi 30 mijë qytetarë janë regjistruar vetëm në javën e parë të këtij procesi, e që pritet me intensitet të njëjtë të vazhdojë edhe më tej pasi që ka nisur edhe java e dytë e regjistrimit.

Gjithë ky proces, që të del i suksesshëm duhet që qytetarët të REGJISTROHEN sa më shumë të jetë e mundur pasi që ky proces do jetë një pasqyrë e saktë e banorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, apelohet që DIASPORA që tashmë është regjistruar tu bëj thirrje familjarëve të tyre që nuk janë regjistruar deri më tani, ta bëjnë të njëjtën.