Java e 27-të e Premier League na rezervon një ndeshje mjaft spektakolare dhe emocionuese.

Në orën 17:30, Manchester City do të përballet me rivalët e qytetit Manchester United në Etihad Stadium.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen në këtë duel nga një seri fantastike prej 21 fitoresh radhazi (15 në Premier League), duke kryesuar renditjen me 14 pikë më shumë se Manchester Unitedit, që po lufton për një vend që dërgon në Champions edicionin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq janë momentalisht në vendin e tretë, pas fitores së Leicesterit dje, por janë vetëm pesë pikë larg Evertonit të vendit të pestë, që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Për skuadrën e Guardiolës , mungon vetëm Nathan Ake, ndërsa për atë të Solskjaer ka disa mungesa më shumë: Jones, Mata, Pogba, De Gea, nuk do të jenë të gatshëm për këtë duel, ndërsa Martial dhe Van de Beek janë në dyshim.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson (GK); Joao Cancelo, Ruben Dias, John Stones, Oleksandr Zinchenko; Ilkay Gundogan, Rodri, Kevin De Bruyne; Phil Foden, Raheem Sterling, Bernardo Silva

Manchester United: Dean Henderson (GK); Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire, Luke Shaw; Scott McTominay, Fred; Daniel James, Bruno Fernandes, Marcus Rashford; Edinson Cavani