Zgjedhjet presidenciale janë zhvilluar në klubin e Barcelonës.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët për President të klubit.

Sipas informacioneve të para nga mediat spanjolle, Joan Laporta do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do të bëhet president i klubit të madh blaugran.

Laporta ka dalur fitues në të gjitha Exit Pollet e publikuara nga mediumet spanjolle.

Sipas TV 3 Cat, Laporte do t’i fitojë 58.3%, i ndjekur nga Fonte me 31.3, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Freixa me 9,3%.