Qytetari, 62-vjeçar, i cili u përplas mesditën e sotme nga një kamion në Elbasan, ka ndërruar jetë.

POLICIA-ELBASAN

“Pamorama” mëson se viktima ishte një këmbësor dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit.

Ndërkohë pak më parë policia informonte se: “Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”