Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur pas fitores ndaj Lazios me rezultat 3-1 në kuadër të Serie A.

Ai ka thënë se skuadra e ka filluar keq lojën, por ka treguar karakter pasi ishe ndeshje shumë e rëndësishme.

“Ne filluam keq, për shkak të gabimit tonë me një pasim të kthyer që e shfrytëzoi Lazio”.

“Skuadra kishte një reagim të shkëlqyeshëm dhe megjithë mungesat e shumta kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme. Ne nuk dolëm nga  loja dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ne nuk menduam për ndeshjen e së martës, kemi pak lojtarë pasi edhe Juan Cuadrado kishte vetëm një seancë stërvitore”.

“Për ne ishte një finale, shtrënguam dhëmbët edhe ata që nuk luanin në rolin e tyre, me vetëmohim dhe profesionalizëm”, ka thënë Pirlo.