Një automjet i tipit ‘Land Rover’ është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në zonën e Krujës.

Sipas policisë, automjeti është në pronësi të një kompanie që jep makina me qira.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt teknik.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.