Ifreskët nga 5 fitore radhazi, që i sollën kreun e renditjes, Interi nuk mund t’ia lejojë vetes shpërqendrimin në sfidën e radhës ndaj Parmës. “Na pret një ndeshje e vështirë. Në një vit e gjysmë në krye të Interit, kemi fituar vetëm një herë dhe barazuar dy të tjera, – paralajmëroi Conte. – Në fazën e finalizimit duhet të jemi më të këqij dhe efektivë. Kanë mbetur edhe 14 ndeshje dhe të gjitha janë finale për ne”.

Një gjë, në të cilën Interi mund të përmirësohet…
Në fazën e realizimit duhet të jemi më preciz dhe të vendosur, sepse krijojmë shumë raste. Duhet të jemi më cinikë para rrjetës, sepse krijojmë kaq shumë shanse.

A ka mësuar Interi ta trajtojë më mirë presionin?
Skuadra është rritur, por presionet do të rriten nga tani deri në fund të sezonit. Krahasuar me vitin e kaluar jemi në një situatë tjetër, jemi në avantazh dhe do të duhet të tregojmë se jemi të mirë në menaxhimin e presioneve. Shpresoj se e kemi arritur pjekurinë e nevojshme për të fituar.

Në çfarë gjendje është Vidal? A prisni një ndryshim të ritmit nga ana e tij?
Ai po stërvitet, po përpiqet të ketë vazhdimësi, sepse kur mbërriti kishte disa probleme. Arturo është bujar, kurrë nuk donte të ndalej, por të ishte në dispozicion të ekipit. Për këtë e falënderojmë.

Krahasuar me një vit më parë, çfarë hapi në cilësi ka bërë ekipi? A është rritur norma e fitimit prej 1%, për të cilën biseduat në korrik 2019?
Mendoj se ekziston një fakt, mundëm ekipin që ka fituar për 9 vite rresht titullin. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme, gjithashtu sepse vitin e kaluar, bardhezinjtë na mundën si në ndeshjen e pare, ashtu edhe në të dytën. Mendoj se fitorja ndaj Juventusit na dha vetëvlerësim dhe vetëdije. Është e pashmangshme që në një vit e gjysmë të punës, domosdoshmërisht të rritesh si individualisht, edhe si grup. Nga të gjitha pikëpamjet, kemi rritje në mentalitet, në dëshirë. Duke thënë këtë, e dimë shumë mirë se mbeten për t’u luajtur edhe 14 ndeshje nga tani deri në fund. Dhe, siç e thashë më parë, do të duhet të tregojmë se jemi rritur plotësisht. Ekziston vetëm një mënyrë për ta provuar këtë dhe ajo është të fitosh.

Interi ka fituar 44 nga 51 pikët e fundit. A duhet të mbahet ritmi?
Në kampionatin italian bëhet e vështirë nga këtu deri në fund për të mos lënë pikë. Ne do të duhet të mbajmë një ritëm të mirë, çdo ndeshje nga këtu deri në fund duhet të jetë si finale. Sa më afër të jetë fundi i kampionatit, lojërat zvogëlohen dhe faktorët e tjerë të jashtëm inteferojnë.

Si arritët ta rikthenit Alexis-in në më të mirën e tij?
Alexis është në gjendjen më të mirë psiko-fizike që kur u bashkua me Interin. Ai kishte qenë i shqetësuar te Manchester United për dy vite. Pas problemit të kyçit të këmbës, ne pritëm disa muaj për të. Duhej durim nga ana e tij dhe e jona, por tani është në gjendjen më të mirë. Ai e di shumë mirë se ka Romelu dhe Lautaro para, që po bëjnë shumë mirë, por këta të dy, gjithashtu e dinë se kanë një lojtar prapa, i cili është i ngutshëm dhe mund të japë një kontribut të rëndësishëm.

Cila është filozofia juaj për titullin?
Përvoja më bën të them se nuk duhet të shohim përtej ndeshjes së radhës. Për ne, më e rëndësishmja është ajo kundër Parmës. Kemi nevojë për të fituar, duke ditur se cilat janë vështirësitë. Nuk më intereson të bëj llogaritje. Nuk shoh ndonjë arsye për të bërë llogaritje budallaqe.