Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në Click Plus komentoi edhe kërkesën e kryeministrit Zaev për votëbesim të Qeverisë.

“Unë mendoj se ishte një hap i mirë nga kryeministri, sigurisht në koordinim me partnerët e koalicionit, sepse opozita thotë se qeveria mund të bjerë në çdo moment, kjo dekurajon investitorët dhe këdo që dëshiron të punojë me këtë vend në çdo mënyrë”, deklaroi Bujar Osmani.