Vajza e vogël e Kim Zolciak, Brielle Biermann ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të me një udhëtim në “ishuj” derisa ajo ka pozuar tepër e nxehtë me bikine.

Brielle Biermann ka mbushur 24 vjet në fund të shkurtit dhe ditëlindjen e saj ajo ka vendosur që ta festojë me një udhëtim në vendet tropikë.

Të hënën, gjeorgjiania ka shpërndarë disa fotografi në Instagram ku shihet në formë seksi në pushime para 1.3 milion ndjekësve të saj, përfshirë edhe pasaniken Khloe Kardashian.

Në fotografi, ylli i “Don’t Be Tardy” ka të veshur bikine nga linja e nënën së saj që quhet Salty K derisa shihet në një motor uji të zi.