OEMVP është një ndër institucionet më të zëshme sa i përket çështjes së regjistrimit të popollësisë me qëllim që shteti të ketë pasqyrë të sakt rreth popullësisë dhe analizat të cilat realizohen të jenë të sakta dhe relevante informon Tetovasot.
Iniciativa e regjistrimit të popullësisë pas gjithë këtyre viteve do të ndihmojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në planifikimin makroekonomik, në indikatorët demografik dhe në çdo analizë mbi të njejtit. Mos realizimi i regjistrimit ka sjell në mos pasjen e të dhënave mbi atë sesa banorë realisht ka vendi, sa amvisëri dhe çfarë fuqie punëtore ka shteti në dispozicion.
OEMVP vlerëson lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe në frymën e bashkëpunimit të deri tanishëm me Entin Shtetëror për Statistika e ka shpalos këtë problematikë dhe apelon që tash regjistrimi të realizohet në formë transparente dhe profesionale me qëllim që efekti që do të sjellë të jetë pozitiv.