Operacionet dhe trajtimi në Turqi, duket se nuk i ndihmuan 4-vjeçarit, Noar Osmani që të luftojë tumorin në veshkë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi, ku po vazhdonte kurimin pas operacionit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë engjëlli i vogël, Noari. Ju që ndihmuat dhe u lutëtë për shëndetin e tij, Zoti ju begatoftë me mirësi”, thonë familjarët.

Noari kishte 3 muaj që po qëndronte në Turqi. Në fillim kreu operacionin për tumorin në veshkë, por meqë kishte pasur komplikimi, iu nënshtrua edhe një operacioni.

Ngushëllime familjes!