Mediumet spanjolle raportuan se Mikel Arteta është kanditati kryesor për të zëvendësuar Ronald Koeman te Barcelona.

Por këto spekulime i ka mohuar trajneri i Arsenalit.

“Barcelona është klub i madh. Unë jam rritur atje si lojtar dhe gjithmonë do të ketë spekulime. Sot jam trajner i Arsenalit dhe nesër do të jem poashtu. Jam duke e shijuar jetën këtu dhe është privilegj të punojë këtu” deklaroi Arteta.