Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka pritur sot në takim vëllazëror kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Meta përmes një postimi në Facebook tha se Kurtin e uroi për fitoren e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Tutje Meta është shprehur se me Kurtin ndanë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt evropianë, që meritojnë qytetarët tanë.