Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës ë 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan në epërsinë me anë të penalltisë.

Ishte Gabriel Jesus që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Anthony Martialin dhe Anthony Taylor dha 11-metërsh për Unitedin.

Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Bruno Fernandes që mposhti Edersonin që ishte afër të ndalte gjuajtjen e portugezit.

Më pas, City filloi dominimin e takimit, duke bërë disa gjuajtje në portën e skuadrës mysafire, por Dean Henderson ishte në vend.

Rastin më të mirë në 45 minutat e parë për Cityn e lëshoi Jesus, që pranoi një pasim maestral nga Riyad Mahrez.